75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 18 Korrik 2025 / k.v

Aksident midis tri veturave dhe traktorit, pesë të lënduar në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Leposaviq janë lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në trafik.

Në raportin 24-orësh të policisë theksohet se në këtë aksident ishin të  përfshira tri vetura dhe një traktor.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/