22:29 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident mes tri veturave në Fushë-Kosovë, dyshohet se ka edhe të lënduar

Dy persona dyshohet janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në Fushë-Kosovë, përcjellë indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, derisa në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihen edhe njësitet policore në vend të ngjarjes.

Ndonëse nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit, nga fotografitë vërehet se tri veturat janë përfshirë në një aksident zinxhiror në semaforët që gjenden në këtë rrugë. /Indeksonline/