75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 30 Prill 2026 / KV

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen disa persona (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Gllarevë.

Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnline, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/