10:00 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / OSH

Aksident mes veturës së policisë dhe një golf 5 në magjistralen Gjakovë-Junik-Pejë

Një aksident trafiku mes një veture të policisë dhe një golf 5 ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Junik-Pejë, shkruan IndeksOnline.

Siç shihet në pamje vetura e policisë ka përfunduar jashtë rrugës, duke pësuar kështu disa dëme materiale.

Në anë tjetër të rrugës ka përfunduar vetura e një civili.

Ndërsa në vendngjarje përveç njësive policore është parë edhe kamioni i zjarrfikësve.

IndeksOnline ju sjell pamje: