21:23 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të tunelit.

Sipas informacioneve të para shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.