17:49 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / k.v

Aksident në dalje të Fushë Kosovës, krijohen kolona të gjata të automjeteve

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në dalje të Fushë-Kosovës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident, ku shihet për dëme të konsiderueshme materiale.

Deri tani nuk ka informacione për të lënduar, ndërsa kolonat e automjeteve janë bërë të gjata./IndeksOnline/