08:33 / E Martë, 03 Gusht 2021 / AR

Aksident në Ferizaj, vdes një person

Rreth orës 06:50 ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Komunën e Ferizajt.

Indeksonline mëson se si pasojë ka vdekur një person ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Policia e Kosovës së shpejti pritet të dalë me një komunikatë lidhur me rastin.