10:41 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Fushë Kosovë, rrotullohet një kombi (Foto)

Aksidentet këto ditë janë shumëfishuar, ku shumë prej tyre po marrin jetë njerëzisht.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, përkatësisht  në dalje të saj.

Një dëshmitar për Indeksonline ka thënë se shoferi i kombit ka mbetur me disa lëndime trupore.

Siç shihet në këto fotografi nga vendi i ngjarjes,  një kombi është rrotulluar, me ç’rast shoferit i është ofruar shërbim mjekësor nga ambulanca.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës është bërë me Task Forcë me qëllim, parandalimin e aksidenteve dhe për të shtuar sigurinë në komunikacion sot janë katërfishuar patrullat policore./Indeksonline/