Aksident në Fushë Krujë, vdes një 17-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në Fushë Krujë. Një automjet mësohet se ka përplasur një 17-vjeçar.
17-vjeçari ka ndërruar jetën. Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, shkruan abcnews.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.