00:03 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Gjakovë, rrotullohet vetura që brenda ishin pesë femra

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë.

Sipas pamjeve që kanë siguruar disa dëshmitarë një veturë është rrotulluar në një rrugë të qytetit, shkruan Indeksonline.

Po ashtu thuhet se brenda veturës të kenë qenë pesë femna, sipas informacioneve të  para asnjëra s’ka pasur të pajisur patentë shoferin.

Nuk dihet ende për lëndime se sa janë serioze në njerëz, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Indeksonline do të tentojë që të iu mbajë të informuar për këtë rast…

Ndryshe, Policia e Kosovës çdo herë apelon tek ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në trafik, që të mos vihet deri te ato sidomos që përfundojnë me fatalitet.

Më poshtë pamje:

/Indeksonline/