07:35 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksident në Gllarevë të Klinës, rrokulliset makina

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Mëngjesin e sotëm një veturë është aksidentuar në magjistralën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë.

IndekSonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e rrokullisur, derisa njësitet e policisë janë në vend të ngjarjes dhe po merren me hetimet.

S’dihet nëse ka të lënduar, ndësa nuk dihen shkaktarët e këtij aksidenti./Indeksonline