08:47 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Aksident në Grabovc të Obiliqit, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 00:30 në fshatin Grabovc të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.