75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident në Greqi, vdes tragjikisht 63-vjeçari shqiptar

Një 63-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30 në Malgara të Selanikut.

Sipas mediave greke, shqiptari ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë bujqësore, transmeton oranews. 63-vjeçari shqiptari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.