75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / MSH1

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” pasditen e sotme.

Raportohet se një makinë është përplasur me një kamionetë në “Tunelin e Kalimashit” dhe për pasojë raportohet për të paktën 3 të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.