18:38 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Istog, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Istog-Vrellë përkatësisht në fshatin Cerrce.

Dëshmitar nga vendi i ngjarjes për Indeksonline kanë treguar se në këtë aksident është përfshirë një veturë mercedes taksi.

Sipas informatave të para, ka të lënduar të cilët janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sot janë shtuar aksidentet, kjo pasi edhe thuajse gjatë tërë ditës ka mbizotëruar mot me shi./Indeksonline/