19:23 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. S

Aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Kanë mbetur të lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth ores 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndermjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Rugova për IndeksOnline.