“Vita”-“Vita”, qumështarët apel shtetit: Lopa punon 24 orë
Para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë po vazhdon protesta e fermerëve, të cilët kanë dalë me pankarta në duar dhe po brohorasin kërkesa drejtuar institucioneve. “Mos e dobësoni industrinë vendore….”!
Protestuesit kanë kërkuar mbështetje për qumështarët, duke përdorur edhe slogane si “Vita”- “Vita” dhe “Shteti, lopa punon 24 orë”, si shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes në sektor.

