23:07 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Itali, lëndohet rëndë 50 vjeçarja shqiptare!

Një grua shqiptare është lënduar  rëndë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Ravena, Itali, ku shqiptarja 50 vjeçe ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Por në një moment ajo është përplasur nga një veturë të tipit  ‘Opel’, duke e hedhur kështu disa metra tutje.

Mësohet se vetura drejtohej nga një italian 63-vjeçar.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gruaja shqiptare ka qenë e lënduar, por e vetëdijshme për atë që kishte ndodhur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe auto ambulanca.

Gruaja shqiptare është dërguar në spitalin e Ravenas, është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Italiani 63-vjeçar është shoqëruar në polici.