17:04 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në Klinë, kolonë e gjatë veturash (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga të cilat nuk raportohet për të lënduar.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar foto nga vendi i aksidentit. Ai ka thënë se nga aksidenti është krijuar kolonë e gjatë komunikacioni, dhe pritjet zgjatën më shumë se një orë.

Sipas tij, policia  e as ekipet mjekësore për 45 minuta nuk kanë ardhur në vendin ku veturat u ndeshen mes vete. /Indeksonline/