11:46 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident në Korroticë, shkaktohet kolonë e gjatë veturash

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Korroticë e Ulët.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit, ku janë përfshirë një veturë Peugeot dhe një kombi.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar kolonë të gjatë veturash në rrugë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, derisa ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal menjëherë në teren me të marr informatën.

Më poshtë  pamje të aksidentit. /Indeksonline/