15:45 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / k.v

Aksident në Lupç/ Dy vetura bëhen ‘llom’ nga përplasja (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku në bazë të pamjeve që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline dëmet materiale janë konsiderueshme.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve përfshirë në këtë aksident. /IndeksOnline/