15:29 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, vetura përfundon jashtë rrugës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave përderisa njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës, gjë që vërehet edhe në një fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduar përpos dëmeve materiale të shkaktuara në veturë.Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/