16:04 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, katër persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ku si pasojë e ndeshjes së katër veturave, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira  4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.