14:26 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, një veturë del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Slivovë.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, një veturë ka dalë nga rruga, me ç’rast ka rrëshqitur dhe e njëjta ka rënë poshtë, shkruan Indeksonline.

Përderisa nuk dihet ende për lëndime trupore në njerëz se sa janë serioze, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/