09:41 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar (Foto)

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Stanoc.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa policia ka dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mes tjerash Zahiti.