16:22 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Lupq të Podujevës, përkatësisht magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Siç shihet në disa pamje të dërguara në Indeksonline, njëra veturë e aksidentuar ka përfunduar jashtë rrugës.

Pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti./Indeksonline/