14:43 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, katër të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para gjysmë ore në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, në aksidentin që ndodhi në hyrje të Vushtrrisë janë përfshirë dy vetura.

Nga ky aksident kanë pësuar lëndime katër persona, derisa njësitet policore kanë dal menjëherë në vendin ku ndodhi rasti. /Indeksonline/