12:33 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident në mes një veture dhe treni në Rrugën e Aeroportit, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rrugën e Aeroportit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Një veturë është ndeshur me trenin përderisa në veturë ishin dy persona dhe një foshnje.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se aksidenti ishte mjaft i rëndë dhe se dëmet material janë mjaft të mëdha.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/