20:10 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksident në Nadakovcë të Vushtrrisë, tre persona të lënduar

Dy vetura civile janë përplasur mes vete në ora 17:30, në magjistralen Mitrovicë Prishtinë, saktësisht në Nadakovcë.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur  sonte  rreth orës 17:30, në rrugën  nacionale Mitrovice -Prishtine segmenti rrugor zona e  fshatit Nadakovcë.

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasoje e lëndimeve të pësuara tre  persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai./IndeksOnline/