13:32 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Pejë, ku ka pësuar lëndime një person.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi të aksidentit të ndodhur në afërsi të shkollës “Xhemajl Kada”.

Sipas fotove në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast ka pësuar lëndime motoçiklisti.

Në vendin  e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore. /Indeksonline/