14:42 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident në Pestovë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë orës 13:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht ën fshatin Pestovë.

Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona të cilët kërkuan tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri.

“Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./Indeksonline/