11:41 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident në Podujevë, tetë të lënduar

Në fshatin Shtedim të Podujevës mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar tetë persona.

Sipas Policisë, janë lënduar dy vozitësit e veturave, njëri prej tyre i mitur, si dhe gjashtë pasagjerë.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësi ku njëri ka qenë i moshës së mitur dhe gjashtë pasagjerët, që të gjithë meshkuj K-shqiptarë”, thuhet në raport.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.