17:06 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Aksident në Prishtinë, këmbësori bëhet për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e kësaj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/