09:48 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / S Z

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku një veturë e ka goditur një këmbësore.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, ka thënë për “Indeksonline” se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe se është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.