11:21 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Aksident në Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prizren.

Një veturë e rrokullisur  e në mes të rrugës shihet nga pamjet që ka siguruar IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur informacionet lidhur me aksidentin.

“Sot në orën 9 e 56 ka ndodhur aksident në rrugën e transitit. Ka qenë aksident trafiku me dëme materiale dhe me lëndime të lehta trupore. Emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po presim raportin e njësisë së trafikut”, tha Osmanollaj për IndeksOnlinen.