07:24 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aksident në qendër të Elbasanit, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmë në Elbasan.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në qendër të qytetit teksa ai kalonte në vijat e bardha.

Si pasojë e plagëve, fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Mësohet se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur këmbësori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.