10:41 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar dy këmbësorë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se njësitet kompetente kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor kurse të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe dy këmbësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion kurse të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor” është shprehur Ahmeti./Indeksonline/