17:39 / E Martë, 29 Qershor 2021 / k.v

Aksident në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë, lëndohet një motorist

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Një motorist ka pësuar lëndime trupore për çka në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë autoambulanca.

Policia e trafikut po ashtu është shfaqur në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.

Deri më tani nuk ka informacione se si ka ndodhur aksidenti./IndeksOnline/