Aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.
Policia po heton rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/

