11:26 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident në Skenderaj, gjashtë të lënduar

Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Llaushë të Komunës së Skenderajit.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet tri veturave, si pasojë e të cilit janë lënduar gjashtë persona.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra që të gjithë K-shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/