10:51 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident në Skenderaj, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në Skenderaj.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e kësaj janë lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës,  Avni Zahiti për Indeksonline ka treguar se personat kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident janë dy vetura civile, ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar edhe shkaktarin e aksidentit.

“Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë së kalimit”, ka theksuar Zahiti./Indeksonline/

Foto ilustrim