20:02 / E Hënë, 29 Prill 2024 / FR

Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen 5 persona

Indeksonline më herët ka raportuat për një aksident në Strellc të Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj që në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion, ku si pasojë janë lënduar 5 persona.

Gashi, bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjeksor në Spitalin e Pejës.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/