21:41 / E Premte, 30 Korrik 2021 / OSH

Aksident në Studenqan, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugës për në Studenqan, në drejtim të Suharekës.

IndeksOnline mëson se vozitësja e automjetit “Hyndai” gjersa ishte në lëvizje për të hyrë në parking ka goditur automjetit Audi B5 .

Bëhet e ditur se vozitësja ka pësuar lëndime trupore të lehta, e cila është trajtuar në Emergjencë në Prizren./IndeksOnline/