21:10 / E Martë, 18 Qershor 2019

Aksident në Suharekë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Reshtan të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këto pamje, dy automjete me targa vendore janë përplasur, ku pos dëmeve materiale, tre persona kanë marrë lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Prizrenit./Indeksonline/