11:53 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Aksident në Vitomiricë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Vitomiricë, njofton Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Te Bunari”, derisa raportohet se ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e Policisë së Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin. /Indeksonline/