16:23 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Vranidoll, vetura del nga rruga [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Sipas pamjeve që ka siguruar “Indeksonline” shihet se një veturë e tipit “Mercedes” ka dalë nga rruga, me ç’rast ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk dihet ende se a ka persona  të lënduar. Ndërkaq, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më poshtë shikoni pamjet: