22:01 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Aksident në Vushtrri, vdes një 59 vjeçar që po voziste biçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku si pasojë ka humbur jetën një 59 vjeçar që ishte duke vozitur biçikletën.

Ndaj personit që e ka shkaktuar aksidentin është caktuar masa e ndalimit policor.

Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline kontaktoi Zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.”

“Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka  humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar.”

“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.”

“Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, u shprehë ai./Indeksonline/