17:31 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident tek ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, saktësisht tek ‘Kodra e Trimave’ apo ish-Vranjefci.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasoj ë e kësaj ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente./Indeksonline/