18:50 / E Martë, 06 Qershor 2023 / k.v

Aksident trafiku afër Drenasit, humbë jetën një e moshuar

Feride Zenuni, 79-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë të hënën mbrëma në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore ishte në gjendje stabile. Por disa orë më vonë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 18:30 në varrezat e Shtrubullovës.