14:25 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku me 11 të lënduar në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme të Vushtrrisë. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 11 persona.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, kurse të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF Vushtrri janë liruar për në shtëpi./Indeksonline/